Poezi nga Valbonë Bajrami
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ma gjeni një gru n’vendin tem që nuk i ka jetu
një nga njëzet e tetë strofat e Sylvia Plath

njëzet e tetë ditë t’përsërituna
derisa jeta t’i sprovon nandë shpirta e ndalon ciklin
me marr guxim me lëshu za
krejt n’liri
ma gjeni një të vetme pa zemërim
që e ka pa jetën në dritë syni
e s’di se ç’asht’ dhuna
-fizike, mendore, materiale-
një ma gjeni, që ka thye mite
s’përputhet me traditat
se ç’asht’ gru e mirë, e ndershme
sipas hireve që tjetër kush i ka thurë për mu e ty
ma gjeni një të vetme për lapidar
me kujtu, me i frymëzu
të nandë shpirtat buzë vdekjes
ma gjeni një
një të vetme
një për be që nuk asht’ zonja Lazarus.




