Sipas të dhënave nga faqja Worldometers, Mali i Zi është në vendin e tretë në botë në numrin e rasteve të koronavirusit për një milion banorë, raportojnë mediat malazeze.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vetëm Andorra (80,917) dhe Bahrejni (49,707) janë përpara Malit të Zi, i cili sipas faqes ka 49,454 raste për një milion banorë.
Sipas informacionit të autoriteteve lokale shëndetësore, 11,132 raste të infeksionit janë aktualisht aktive në Mal të Zi, ndërsa 31,062 raste të sëmundjes janë regjistruar që nga fillimi i vitit, gjë që tregon se më shumë se pesë për qind e qytetarëve ishin të infektuar me koronavirus.

Në Malin e Zi, 439 pacientë kanë vdekur si rezultat i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, e cila, sipas worldmeters.info, e bën atë vendin e 17-të në botë për nga numri i vdekjeve (699) për një milion banorë.




