Mali i Zi ka nisur të ngrijë pasuritë e patundshme të shtetasve rusë në territorin e vet, një lëvizje që shpreh ashpërsimin e linjës anti-ruse në vendet me shumicë sllave në Ballkan. Ministri i Brendshëm Filip Adzic ka njoftuar se bëhet fjalë për 44 objekte që do të bllokohen si pjesë e solidarizimit me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Vlerësohet se shtetasit rusë kanë investuar më shumë se 129 milionë euro, nga të cilat 49.46 milionë euro në sektorin e pasurive të patundshme.

Lidhur me këtë vendim, ambasadori rus në Malin e Zi, Vladislav Maslenikov ka theksuar se përgjatë 15 vjetëve Rusia ka investuar 1.5 miliardë euro, duke u bërë investitori më i madh.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti për fjalimin që e bëri në Munih, ishte inspiruar nga Ukshin Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *