Mali i Zi ka nisur të ngrijë pasuritë e patundshme të shtetasve rusë në territorin e vet, një lëvizje që shpreh ashpërsimin e linjës anti-ruse në vendet me shumicë sllave në Ballkan. Ministri i Brendshëm Filip Adzic ka njoftuar se bëhet fjalë për 44 objekte që do të bllokohen si pjesë e solidarizimit me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vlerësohet se shtetasit rusë kanë investuar më shumë se 129 milionë euro, nga të cilat 49.46 milionë euro në sektorin e pasurive të patundshme.
Lidhur me këtë vendim, ambasadori rus në Malin e Zi, Vladislav Maslenikov ka theksuar se përgjatë 15 vjetëve Rusia ka investuar 1.5 miliardë euro, duke u bërë investitori më i madh.





