Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

11 amendamente janë propozuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-197 për kimikate nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në mbledhjen e mbajtur të enjten, ky Komision votoi të 11 amendamentet me ndryshime dhe plotësime.

Gjithashtu në këtë komision, në rend dite ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për mbeturina.

Aty u votuan ndryshimet për rimbursimin e depozitës, siç hyjnë shishet e plastikës e qelqit.

Ndryshime pati në Ligjin për kundërvajtje, ku po ashtu janë inkorporuar ligje që i lejojnë Ministrisë që të fillojë me sistemin e rimbursimit të depozitës që hyjnë shishet e plastikës dhe shishet e materialeve tjera, që qytetarët dhe bizneset që do t’i krijojnë këto investime në dyqanet e tyre, t’i kthejnë shishet të cilët ata i blejnë.

Lexo po ashtu:  Korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Beogradi, por edhe nga Athina

Po ashtu ndryshimi bazik që është bërë është edhe për qeset e plastikës, kjo i jep mundësi që me akt nënligjor të vendos ministria për reduktimin e mbeturinave që vijnë nga qeset e plastikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *