Mesha Selimoviq: “Dërvishi dhe vdekja”, roman. Botime Koliqi, Prishtinë, 2022, përkthyer nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatipi.

Nga Jusuf Buxhovi

Në krijimtari, të shumtën në letërsi dhe, kryesisht në prozë, doktrinat politike dhe ato religjioze, në planin shoqëror, rëndom humbin kauzalitetin, por ruajnë mentalitetin e shtrirjes së tyre në sferën shpirtërore në farma të tjera. Kjo është edhe e natyrshme kur kihet parasysh se krijimtaria pasqyron realitetin jetësor në përputhje me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të përfshirë në dramat mbi të cilat ndërtohet kompleksiteti njerëzor, ku paradigma jetësore nxjerr në pah karakteret e ndryshme që atë e derterminojnë në thellësi. Natyrisht se ky zhvillim ciklik manifeston mentalitetet në përputhje me (mos)depërtimin e ideve si formë e konfrontimeve prej nga pasqyrohet vetëdija e hapërisrave (e hapjes) me atë të provincës (mbylljes) dhe të thadrimit të saj në faktor ngecjeje.

Këto raporte, në rrethanat ballkanike, për arsye të jetës nën pushtimin pesëshekullor osman, si kod shoqëror-politik po edhe kulturor i njohur si orient, që në mëynrë permanente lufton oksidentin, kanë determinuar “mentalitetin e kasabasë”. Kanë ndikuar gjendjet identitare thuajse të gjitha etnive. Gjendje kjo që kthehet në një luftë të brendshme të tyre, çastin kur zë të rrënohet baraspesha midis etnisë dhe religjionit në përputhje me zhvillimet politike siç është ajo e hapësirës disashekullore e orientit po i rikthehej okisdentit në kornizën e shteteve nacionale, të krijuara mbi perceptimet e konvertimit të etnive nga ato fetare në nacionale.

Në këtë ndryshim të pashmangshëm, ndërhyrja e mentalaitetit të kasabasë, shfaq gjithë tragjiken e vet shumështresore, ku mësimet e caktuara fetare kanë determinuar fatumin si “vullnet i Zotit”, që robi i tij duhej t’u nënshtrohej, me ç’rast pranohet edhe dhuna deri në shkatërrim e të ngjashme, që kundërshton nevojën e kundërvënies, qoftë edhe atëherë kur kërcënohet shkatërrimi në masë i njeriut dhe qenies së tij në emër të besimit.

Romani “Dërvisi dhe vdekja” i autorit Mesha Selimoviq, i botuar nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, në mënyrë monumentale paraqet përpjekjen për thyerjen e kësaj tragjike brendapërbrenda vetë mekanizmit që ka krijuar dogmën e “vullnetit të Allahut”, përpjekje kjo që, gjithnjë në përputhje me fuqinë e saj, tregon morbiditetin e mentalitetit të kasabasë kur ajo kthehet në pjesë të të menduarit, që pengon veprimin e ndryshimit të saj kur përfundojnë edhe faktorët e jashtëm që e kanë sjellë atë. Dërvishi Ahmet Nuredini, shfaqet si njëri ndër personazhet më domethënës i kësaj kundërshtimie të brendshme, i metamorfozës nga ithtari i idesë “së vullnetit të Allahut” dhe pranimit të saj deri në nënshtrim, tek militanti i luftimit të saj, çastin që shesh se bota e ideve (fetare) që ua kishte kushtuar jetën dhe atyre që shfaqeshin si realitet shoqëror dhe politik, ishin shpërputhëse dhe tragjike në planin jetësor, meqë me ato mësime, ndrydhej deri në mbytje vullneti i të drejtës së jetës në dobi të rrënimit të asaj njerëzore nga tirania e pushtetarëve. Dervish Ahmet Nuredini, pas vrasjes së vëllait Harunit, nga pushtetarët e kasabasë me dyshimin se ai “kishte shkitur nga rregullat e Allahut”, transformon çështjen e “bindjes urdhërit” tek “kundërshtimi saj” me anën e “marrjes së pushteti”, që do të rivendoste raportet midis “zotit dhe njeriut”, ku i dyti, shpreh vullnetin për jetë në kuadër të ligjit të shtetit, por assesi të tiranisë së pushtetarëve. Ky ndryshim për të cilën ai edhe thuar intrigën e kundërvënies së pushtetit të kasababasë deri te rrëzimi i pushtetarëve (kadiut dhe valiut), e përcjellë edhe nga një hakmarrje të përgjakshme ndaj tyre me ç’ka ai, nga “vullneti i masës së egërsuar” do t’i zëvendësojë ata , në të vërtetë nduk ndryshon mentalitetin e kasabasë, meqë është thadruar në vetëdijen e mosndryshimit nga frika se ndryshimi, në rastin e dhënë tek popullata boshnjake e një kasabaje të Bosnjës, sjell edhe shthurjen e saj, për ç’gjë ajo është e frikësuar së tepërmi nga shkaku se është e kërcënuar nga të gjitha anët dhe me të drejtë ngaqë shenjat e paralajmërimit të rënies së perandorisë osmane, përcilleshin me copëtimin e saj tragjik tek kundërshtarët e saj, të cilët kërkonin ndryshimin e identietit të saj shumëshekullor në një tejtër, që deri me dje e ka marrë për “rajë”, shtresë e shfrytëzuar dhe e nënshtruar.

Përpjekja e dervish Ahmet Nuredinit, që pushteti i tiranisë të zëvendësohet nga ai i “ligjit të zotit”, shfaqet po aq absurd, ngaqë mentaliteti i kasabasë, nuk është në gjendje të pranojë ndryshimin edhe në rrethanat kur kërcënohet skajshmërisht nga zhvillimet që zhvendosnin raportet shoqërore shumëshekullore në dëm të saj. Këtu, në të vërtetë, vrasja e paralajmëruar e Ahmet Nuredinit nga kundërshtarët e tij të mentalitetit të kasabasë, në njërën anë paraqet tragjiken e mosndryshimit përkundër rrezikut se ajo sjell kobin e pashmangshëm, dhe në tjetrën anë, me ikjen prej saj (të Hasanit që në ndjekje të një dashurie me një latine ik në Dubrovnik), paraqet “shpëtimin”, por jashtë saj, që do të thotë humbjen e diçkaje që lidhet me qenien identitare te një etnie, që ndryshimi e kërcnon me shfarosje, po qe se nuk ndryshon, ose me shpërbërje, po qe se largohet prej saj!

Kjo logjikë disfatiste, e paraqitur me një prosede letrar ndër më autentikët e letërsisë bashkëkohore evropiane, gjë që këtë vepër e kthen në një roman monumental, pasqyrimin e saj tragjik e gjen te vetë sjellja e shkrimtarit, i cili, duke e përshkruar fatin e boshnjakëve si një “mallkim historik” nga shkaku i mosaftësisë që rrënjët e identietit të tyre etnik dhe historik në rrethanat e diversitetit fetar t’i ndërtojnë dhe ruajnë mbi kulturën gjuhësore, po mbi atë fetare, do të pranojë supremacionin e “kulturës serbe” si “strehë” të “etnisë boshnjake”, ndonëse fatin e së cilës, atë tragjik, më së miri e pasqyron personazhi i sheh Ahmet Nuredinit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *