Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.

Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë, as praktike faktikisht, shkruan Rama.

Ky mesazh është një diplomaci reaktive mediatike, pasi presidenti maqedonash thjesht po kërkon yë mbrojë interesin e vendit të vet dhe nuk duket të ketë ndonjë gjë me Shqipërinë. Ndërkohë sot, agjencia Reuters, citonte burime diplomatike sipas të cilave për vendin tonë negociatat nuk çelen as këtë vit. Mesa duket Shqipëria do të mbetet vendi i fundit edhe në Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu:  "Audi" mbyll impiantin e prodhimit të dy modeleve të veta në Bruksel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *