Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit. Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gaza
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu.
Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu.
Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.
Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.
Ushtria izraeite, nga ana e saj, tha se raportet për një sulm të mundshëm ajror në spital “ende janë në shqyrtim”.
Siç raporton gazeta ‘The Times of Israel’, Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se nuk i ka ende të gjitha informacionet dhe detaje të mëtejshme do të jepen kur të jetë e mundur.
Hagari tha se nuk e di ende nëse shpërthimi në spital ishte një sulm izraelit.
Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti një “gjenocid”.
Sulmi ajror vjen në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.




