Polici nuk e merrte parasysh se ‘qeni që leh s’han’, por ama e dinte se derisa qeni t’a merr vesh se ti je polic, t’shkon kapuçi.

Qeni ishte shumë preciz, por polici ishte i frikësuar nga heshtja e qenit, se nuk i besohet hajvanatit, prandaj kishte frikë. Edhe Michael Jacksoni ka pasur frikë nga qeni.

Nga frika e qenit, pollici e sulmoi vajzën me gaz lotësjelljes.

Polici e zgjodhi strategjinë e Nastradinit, e sulmoi qenin para se qeni ta sulmonte policin, anipse qenit nuk i linte përshtypje polici dhe me asnjë veprim nuk shprehu interesim ta hante policin.

Por, hiqma frikën-ta fali kalin.

Nuk është puna mirë.

Policët po tutën prej qenit, e ne po tutemi prej policëve.

Kanë fillu shqiptarët m’u zverdh kur po e shohin policinë.

Keq.

Edhe më keq kur ta shkruajnë dënimin.

Mblidhen s’di sa veta, o Zot sa vuajtja derisa ta shkruajnë emrin: K-yhi, My-hi, Py-hi…

Të hidhet t’i thuash: Aman, ama tiketën t’ia shkruaj vetes dënimin.

P.S. Madje edhe regjisori i filmit ‘Psycho’ (Alfred Hitchock) ka pas frikë nga policët.

Lexo po ashtu:  Studimi: Ja pse njerëzit ndjekin udhëheqësit dhe partitë politike që ata drejtojnë

Ka thënë:

‘I’m not against the police; I’m just afraid of them.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *