Teksa tregon për të afërmit e tij, Besnik Bllaca nuk i mban dot lotët dhe shpesh herë bën pauza për të rimarrë veten e për të treguar detaje për tragjedinë në Kosovë, ku u shua një familje e tërë, në rrethana dhe për arsye ende të paqarta.

Besniku është nipi i kryefamiljarit, djali i vëllait të Zeqir Bllacës dhe në një lidhje ‘skype’ në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 tha se nuk e dinë akoma se përse erdhi kjo ngjarje e rëndë dhe se kishte marrëdhënie të afërta me Valdeten dhe vëllezërit e saj.

Valdete Bllaca vrau në banesën e familjes së saj nënën Hanife, babain Zeqir, dy vëllezërit Blerim e Fisnik e më pas që lloi veten.

Mediat e Kosovës raportuan, se Valdete Bllaca kishte probleme psikike dhe ishte kërkuar që të ulej në grada. Por Besniku tha se familja gëzonte emër të mirë në Gjilan.

“Shumë e rëndë për ne si familje kjo që ka ndodhur. Të humbësh 5 pjesëtarë të familjes është shumë e rëndë. Isha në punë në shtëpi dhe përmes internetit e mësova këtë krim të rëndë e menjëherë u ktheva. Deri sa kam ardhur akoma nuk më besohej që nuk ishin gjallë. Është shumë i rëndë ky rast dhe jemi të shokuar. Më dukej si ëndërr sepse të gjithë anëtarët kanë qenë të sjellshëm, të urtë, punëtorë. Realisht nuk kemi asnjë informatë pse ka ndodhur, si ka ndodhur, në çfarë rrethanash. Policia po heton. Xhaxhai dhe gruaja kanë qenë pensionistë.

Lexo po ashtu:  SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË: HIQEN SHKRONJAT, ‘SHKATËRROHEN’ BANKAT ORIGJINALE

Valdetja kishte 18 vite në policinë e Kosovës. jemi takuar shpesh, kemi pirë kafe, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agr esioni. Po bëhen shumë spekulime. Kisha dashur shumë që mediat të mos spekulojnë pasi dhe për ne nuk është e lehtë kjo që ka ndodhur. Dyshimet e para janë që Valdetja i ka vrarë por ka edhe spekulime të tjera.

Valdetja ishte 45 vjeçe, beqare, jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit. Blerimi ka qenë 43 vjeç, ishte i papunë. Fisniku ishte 34 vjeç, moshatar me mua, një djalë që e ka dashur shumë vendin tonë, shtetin tonë por nuk ka arritur të fitonte një vend pune. Sipas disa informacioneve, kohët e fundit punonte si kamerier edhe pse i ka kryer dy fakultete”, deklaroi Besniku.

Ai tregoi më tej se kishte konkurruar bashkë me Fisnikun për të hyrë në polici por nuk ishin pranuar.

“Njërin fakultet e ka bërë për kriminalistikë. Kishte shfaqur zhgënjim por jo indinjatë. Para 7-8 vitesh kemi konkurruar bashkë për t’u futur në Policinë e Kosovës por asnjëri nuk kemi arritur të futemi.

Lexo po ashtu:  Vrasësi i 4 policëve, Dritan Dajti drejt lirimit nga burgu

Me Valdeten kemi udhëtuar shpesh nga Prishtina bashkë. Nuk është ankuar kurrë. Me Fisin shpesh kemi pirë kafe, Blerimin e kam takuar më rrallë. Me Valdeten ka 1 muaj e gjysmë 2 që nuk jemi takuar. Nuk më kujtohet të ketë shfaqur ndonjëherë shenja për atë çfarë ka ndodhur. Martesën e kemi diskutuar shpesh, meqë dhe unë dhe ajo ishim beqarë, e thoshte si ngelëm pa martuar, me shaka kështu. Rastësisht jemi takuar shpesh në qytet”, tha nipi i familjes Bllaca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *