Avokati që e zbuloi një krim makaber të ndodhur në Drenas e që tmerroi mbarë kombin shqiptar, i ka përkrahur arrestimet e zyrtarëve policor që ndodhën dy ditë më parë.

Gazmend Halilaj, avokati nga Drenasi, thotë se e kishte paralajmëruar një vit më parë që në këtë institucion krahas atyre zyrtarëve të devotshëm ka edhe shumë që janë të përfshirë direkt në krime.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se e quan në prag të vdekjes pas arrestimit që i kanë bërë, pasi zbuloi rastin e Drenasit.

Halilaj pohon se, prapa kamerave e kanë përkrahur fuqishëm punën e tij disa zyrtarë të sinqertë, por edhe sot ata që e ndiqnin thekson se po detyrohen të veprojnë.

Postimi i plotë:

Miq te dashur, operacionin e policise ne drejtim te goditjes se pozitave me te ndjeshme te ,,ketij institucioni,, lidhur me arestimin e kryesve te veprave penale duhet perkrahur nga te gjithe.

Sot nje vit, personalisht paralajmerova qe, ne kete institucion krahas zyrtarve te devodshem, ka shume prej tyre qe jane direkt te perfshire ne krime.

Lexo po ashtu:  Personat e gjetur të vdekur në Pejë janë kojshi, burri 58 vjeç e vajza 17-vjeçare

Ndonese me quan ne prag te vdekjes, kinse pse po tregon, edhe pse prapa kamerave kishte shume prej atyre zyrtarve te sinqert, qe e perkrahnin fuqishem punen time, por edhe ata qe me ndjeknin, sot vet po detyrohen te veprojne.

Mendoj, qe ne qdo kohe duhet te jemi ne krah te atyre, qe po rrezikojn jeten e tyre, per sigurine tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *