Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kreu u partisë së tij Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet dhe se interpertimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në forma të tjera po bëhet me qëllim që të shkaktohet mjegull.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Konjufca tha se asnjë Gjykatë nuk mund të prek parimet që janë të shkruara në Kodin Penal. Madje ai thotë se “me u çu krejt bota nuk munden me e ndalë Albin Kurti të kandidojë për deputet”.

“Ky ka qenë prej shumë çarqeve një devijim i qellimshëm i thelbit të votimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është ngrit prej atyre që dojnë me shkaktu mjegull, se i kanë humb të gjitha betejat tjerat përveç mjegullës si instrument. Tash e kanë vetëm një metodë me luftu VV-në, kjo është pasiguria, shpërndarja e frikës te qytetarët në mënyrë që kështu t’i ç’orentiojnë qytetarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfar pasoja perveç zgjedhje të reja. Sa i përket Albin Kurtit këtë nuk mund ta vendos Gjykata Kushtetuese, kjo është e pastërt si drita e diellit. Asnjë Gjykatë nuk mundet me prek këtë parim që është i shkruar në çdo Kod Penal të shteteve demokratike”, tha Konjufca.

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjdhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, shtoi Konjufca.

Lexo po ashtu:  Spanja zë vendin e parë/ Tejkalon Italinë me mbi 117 mijë raste në total të të prekurve me koronavirus!

Ai tha se është i bindur që Kurtit nuk mund t’i ndalohet e drejta për të kandiduar për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes verpës së tij i cili karaktreizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u cu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu”, tha Konjufca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *