Oslo, 22. 11. 2010*

– Nëntori! Muaji Identitet është afër. Afër dhe shumë kërcënues për ata që e duan ta kenë shumë larg. Disa sikur nuk e ndien këtë afërsi. Këta e duan largësinë e tij. Në njërën anë këta njerëz, përmes mediave që i kanë nën kontroll, duan ta zbehin nëntorin Identitet, e, në anën tjetër, mediat, që i kanë nën kontroll po këta njerëz, duan që flamurin kombëtar ta zbehin e ta largojnë nga hapësira mediatike. Këto media (TV, radio, gazeta dhe interneti) pak lansojnë apo s’lansojnë flamurin kombëtar: këto media pak botojnë apo s’botojnë e nuk publikojnë fare fotografinë e ngjyrat e flamurit kombëtar. Këto media sikur i frikohen fuqisë shumëndikuese të flamurit kombëtar. Përpos mediave, në Kosovë, ka goxha shumë njerëz që i frikohen flamurit tonë kombëtar, shashtrisen nga frika, bash si prej dreqit.

??̈??? ??̈?????

Këshilltarët e këtyre njerëzve e dinë se identiteti është prodhim i retorikës dhe se retorika krijon subjektin politik dhe identitetin kolektiv. Pra fotografia, fjala e shkruar dhe filmi janë kryefaktorë retorik në ndërtimin e identitetit kombëtar të një kombi. Prandaj, jo rastësisht, largohet, nuk shkruhet e nuk xhirohet shumë flamuri kombëtar; ky “duhet” sa më pak të jetë i gjallë për syrin, veshin dhe shqisat e shqiptarëve të Kosovës. Këta njerëz, kanë edhe shumë “detyra shtëpie”. Flamurin duhet ta keqreklamojnë, pakbotojnë dhe ta idhësojnë, e, në anën tjetër, këta njerëz kanë për “detyrë shtëpie” që flamurin e vizatuar nga UNMIK-u ta reklamojnë, shumëbotojnë, dhe ta ëmbëlsojnë.

Lexo po ashtu:  Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi

E kemi thënë jo pak herë se monopoli i mediave në lajmin dhe fotografinë është aparati kontrollues më efikas i mendimit dhe debatit të lirë. Është thënë sa e sa herë se, shumë intelektual të mendimit kritik nuk lejohen të marrin pjesë dhe të ndikojnë në zhvillimin e debatit kritik. Edhe pse për vet faktin, Kosova, vetëquhet “shoqëri demokratike”, ky vend, sot, shumë, tepër shumë po i përngjanë një sistemi politik totalitar.

??? ? ???? ??̈??̈ ? ??? ?????? ??̈?????

Dallimi i madh në mes të një sistemi totalitar dhe atij demokratik është se, në sistemet totalitare është shteti ai që vendosë se cili mendim, flamur, simbol dhe opinion “duhet” të dominoj në media, në hapësirën dhe vendimet publike. Pra, është “Држава” ajo që i tregon shqiptarëve se cili mendim e flamur duhet të pranohet e të mirërespektohet. Ndërkaq, në sistemin politik demokratik veprohet ndryshe, ama krejt ndryshe; Opinioni, vendimet politike, emblemat kombëtare e shtetërore si dhe mendimi lirë; mendim “që duhet” të dominoj në hapësirën publike, asnjëherë nuk paravendoset e nuk imponohet nga “Држава”.

Lexo po ashtu:  Meta sulmon rreptë oligarkun Rama: Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Opinioni dhe flamuri në “Држава” është punë e përkryer dhe nënkuptohet si opinion e si akt juridik e politik i përfunduar dhe i përkryer. Populli nuk dëgjohet nga këta njerëz; janë tjerët ata që dëgjohen e pyeten: është sistemi feudal.

?? ??̈ ????????̈ ??̈ ?????? ??????????

Si kundërpërgjigje ndaj këtyre njerëzve e ndaj kësaj censure të rëndë, por të sofistikuar mediatike, dhe si mospajtim me këtë sistem feudal – sistem që të detyron të harrosh e të shlyesh nga kujtesa historike pjesët e identitetit të kulturës sate – do të ishte pikë së pari obligim qytetar dhe human, që për 28 nëntorin, muajin Identitet, të kujtohet me dinjitet elementi qenësor i shqiptarëve; Flamuri kombëtar:

– Le të vendoset ky flamur në të gjitha institucionet e popullit (e jo në pallatet e Qeverisë dhe të UNMIK-ut).

– Këta flamuj le të dukën në çerdhe të fëmijëve, në shkollat fillore, të mesme e në fakultete.

– Le të freskohet, së pakut le të nderohet, me flamurin tonë varri i ushtarit të UCK-së.

Lexo po ashtu:  Thirrje nga "Përkujdesja Gjithshqiptare -  Institucioni kulturor gjithshqiptar"

– Po, me flamuj kombëtar të freskohet varri i civilëve të vrarë nga “Држава”.

Vetëm kështu e në këtë mënyrë do të parandalojmë tentimfshirjen e kujtesës sonë. Vetëm me 28 Nëntor thyerja e kësaj të keqe është më efikase se herëve tjera. Kështu, ne, shqiptarët e Kosovës, do të shërojmë harresën e imponuar nga këta njerëz e nga unmikgazetaria.

Në këtë mënyrë, ne edhe dëshmojmë se nuk jemi komb që vuajmë nga “kompleksi i vlerave të vogla”.

(*?? ???????? ?̈????̈ ?????? ??̈ ??̈???? ????, ??̈? ????? ??̈ ???????????? ???????????? ??̈???̈??!)