MEMORANDUMI:

TË MUNDUR BABALLARËT TONË POR JO TË PUSHTUAR NGA ARMËT TURKE, E RUAJTËN PAVARËSIN’ E TYRE, KARAKTERIN KOMBËTAR, TRADITAT, GJUHËN; ME GJITHË NDRYSHIMIN E BESIMEVE, SHQIPTARI QOFTË KATOLIK, QOFTË ORTHODHOKS QOFTË MYSLIMAN E URREN SUNDUESIN TURK SA DHE ÇDO SUNDUËS TJETËR. . . KY KARAKTER KOMBËTAR I KA REZISTUAR FUQIMISHT PËR KATËR SHEKUJ E MË TEPËR SHTYPJES SË ELEMENTIT TURK I CILI NUK MUNDI KURRË TA ASIMILOJË

Shqipëria duke mos patur një qeveri të sajnë nuk mund ta përfaqësojë në vehten e vet, atë nuk mund ta përfaqësojë as Perandoria otomane sepse me thanë të drejtën, ajo nuk varet prej saj. Evropa e njeh historinë tonë.

Të mundur baballarët tonë por jo të pushtuar nga armët turke, e ruajtën pavarësin’ e tyre, karakterin kombëtar, traditat, gjuhën; me gjithë ndryshimin e besimeve, shqiptari qoftë katolik, qoftë orthodhoks qoftë mysliman e urren sunduesin turk sa dhe çdo sunduës tjetër. . .

Ky karakter kombëtar i ka rezistuar fuqimisht për katër shekuj e më tepër shtypjes së elementit turk i cili nuk mundi kurrë ta asimilojë. Porta e lartë ka ditur të shkaktojë anarki në Shqipëri, ta lerë vendin pa një qeveri të sajnë, pa mundur të themelojë një qeveri të vetën; ka mundur vetëm të ushtrojë influencen e saj, me gjithatë të dobët e të pa sigurtë, duke ia hequr lulen e popullsisë së saj të cilën e ka përdorur në të tëra luftat e bëra në orient . . .

Lexo po ashtu:  Publicisti Uk Lushi ka publikuar një shkëmbim emailesh para 16 vjetësh me Albin Kurtin: "Të gjitha ato janë të qeverisura nga klika, nga oligarki, me një tiran arrogant në krye (Veton S., Agim Z., Blerim Sh., Aferdita S. etj.) Mediat e tyre janë primitivisht biznese politike."

Ashtu sikurse nuk jemi dhe as nuk duam të jemi turq, ashtu do të kundërshtojmë me tërë fuqitë tona kundër cilitdo që kërkon të na bëjë slavë ose austriakë ose grekë. Ne s’duam të jemi veçse shqiptarë. . .

Që popullsitë sllave të përbëjnë një ose më shumë shtete autonome, kjo është e drejtë dhe një politikë e mirë; por është gjithashtu e drejtë që edhe grekët të bashkohen të gjithë në trupin e kombit të tyre dhe që shqiptarëve t’u kthehet, t’u forcohet dhe t’u njihet kombësia e tyre . . .

Shkoder 13 Qershor 1878 Shqiptarët

(Nga memorandumi nenshkruar nga rreth 500 shqiptarë dhe drejtuar përfaqesuesit të Britanisë së madhe në Kongresin e Berlinit, lordit Beaconsfield)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *