Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka thënë se janë të ndaluara të gjitha aktivitetet të llojit “Black Friday” në qendrat tregtare dhe super markete.

Ky njoftim i lëshuar nga MSH-ja vjen në kohën kur në Kosovë janë shtuar shifrat e të infektuarve me COVID 19.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik, por edhe qendrat tregtare dhe super-marketet se nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”. Grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Vrasja e të riut, protestuesit godasin forcat e FNSH që kanë marrë në mbrojtje Kryeministrinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *