Një punonjëse e çerdhes ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 13 vjeç, ku edhe mbeti shtatëzënë me të.

Leah Cordice, 20 vjeç, akuzohet se joshi 13 vjeçarin gjatë kohës kur ajo luante lojëra kompjuterike.

Në gjykatë u tha se ata kishin marrëdhënie seksuale dy herë në muaj gjatë shtatëzanisë, dhe poashtu vazhduan të kenë marrëdhënie edhe pas lindjes së vajzës.

Juristët thanë se burri i saj besonte se fëmija ishte i tij, por një test i ADN-së tregoi se nxënësi i shkollës ishte në të vërtetë babai.

Gruaja e tij e kishte mbajtur sekret marrëdhënien seksuale me djalin.

Cordice, e cila ishte duke studiuar për kujdesin e fëmijëve ndërsa ishte duke punuar në një çerdhe lokale, po gjykohet për pesë akuza se kishte aktivitet seksual me një fëmijë.

Tre nga akuzat thuhet se kanë ndodhur ndërsa ajo ishte 17 dhe dy ndërsa ajo ishte 18.

Prokurorët treguan se si djali, i cili nuk mund të identifikohet për shkaqe juridike, më vonë i kishte thënë policisë në intervistë: “Ju dëshironi të keni marrëdhënie seksuale pasi ta doni njëri-tjetrin. Ajo thjeshtë dëshironte të ishte me mua. Tani ndjehem sikur ajo nuk interesohej vërtet për mua.”

Lexo po ashtu:  Shoqërohet në polici gruaja sepse nuk i foli Edi Ramës, por eci dhe kaloj me një të qeshur

Cordice, në atë kohë 17 vjeç, kishte shkuar në shtëpinë e djalit të dehur në Janar 2017 dhe kishte tërhequr pantallonat e tij poshtë, ndërsa ai po luante lojëra kompjuterike.

Tutje, 13 vjeçari citohet të ketë thënë: “Unë vërtet nuk mund të thoja jo. Ajo vazhdonte të më kërkonte të bëja seks dhe unë nuk mund ta refuzoja “.

Rasti vazhdon të jetë ende në gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *