Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka vlerësuar paraqitjen e kryeministrit të ri të Kosovës në Munih. I pari i Shqipërisë dyshon në suksesin e minishengenit, të cilin Kurti e kundërshton, derisa thekson se beson në suksesin e qeverisë së udhëhequr nga i pari i VV’së.

“Perfomranca e Albin Kurtit ishte performancë dinjitoze për aq sa e ndoqëm. Procesi i Berlinit si një proces që përfshin gjithë Ballkanin mund të përmbush edhe pretendimet që ka zt.Rama. Minishengeni është e pa menduar mirë dhe mjaft e fragmentuar për të të qenë e suksesshme. Mendoj se është një veprim tërësisht pa sens sepse ata nuk përfaqësojnë secili veten në planin personal. Kjo nuk lë ndonjë impakt pozitiv”, tha Meta në Top Channel.

Meta përkrah heqjen e taksës 100 për qind ndaj profukteve serbe, por kërkon që Serbia t’u qëndrojë prapa marrëveshjeve të arritura.

“Taksa është tashmë e qartë që nuk mund të vazhdojë në të ardhmen si një mjet efektiv, por heqja e saj duhet të sjellë garanci që Serbia nuk mund të sillet në mënyrë diskriminuese ndaj Kosovës. Nga dialogu ka përfituar vetëm Serbia dhe nuk u qëndroi marrëveshjeve për fqinjësi të mirë’, tha presidenti i Shqipërisë.

Lexo po ashtu:  Njësia Speciale niset për në veri të Kosovës

“Unë besoj që Kurti ka një vizion i cili në rast se do t’i qëndrojë fort do ta arrijë ta kthejë qeverinë e tij në një shembull në të gjithë rajonin. Së dyti, duke qëndruar në pozita parimore dhe duke përpunuar idetë e tij për reciprocitetit askush nuk mund të dalë kundër. Kosova është një krijesë në radhë të parë e qytetarëve të Kosovës por edhe të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-së”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *