Gazetari Milaim Zeka në DPT te Fidani në T7 ka deklaruar se pjesa më e madhe e dëshimtarëve në Speciale janë shqiptarë.

“Kur ty të thotë një Prokurori që i kemi 153 dëshmitarë plus 15 që kanë dalë të ri këto dy ditë, unë kam informacion se 90% e dëshmitarëve në Speciale janë shqiptarë, nuk janë serbë”, deklaroi Zeka.

Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se për rastin e ish-liderëve të UÇK-së janë intervistuar 153 dëshmitarë.

“1842 zëra, një pjesë e tyre është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, disa janë të zbardhura dhe janë të transkriptuara. Ne parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon mbrojtje për disa dëshmitarë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  ‘PD mbrohet nga RENEA’/ Rama: Policia e Shtetit s’ka lidhje me me kacafytjen e dy kufomave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *