Emisioni kontrolluar Opinion ka bërë një pyetje se cili është ministri më i njohur i qeverisë.

Pyetjet janë bërë në rrugë nga gazetarët dhe online u hap një sondazh tek i cili njerëzit mund të votonin për ministrin që ata mendojnë se është më i njohuri.

Një incident ka ndodhur me sondazhin online pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara.

“Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë” tha me ironi drejtuesi i emisionit.

Preç Zogaj tha se kjo është një gjë e turpshme dhe se nëse verifikohet, duhet mbajtur qëndrim nga personat përgjegjës.

“Ky është turp padiskutim. Nëqoftëse kjo verifikohet duhet mbajtur qëndrim se kjo është gjë e turpshme. Nëqoftëse provohet ai që e ka bërë, ka trafikuar ka blerë ka hyrë. Kjo tregon që shumica e atyre miteve klikimeve qenka legjendë”, tha ai.

Lexo po ashtu:  - Nga sot Shqipëria i vetmi vënd në Evropë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *