Tanimë është publikuar videoja e plotë e rrahjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt, kjo video ka zbuluar gjithçka në lidhje me të vërtetën rreth kësaj përleshje.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve.

Madje VV po thotë se në video ata kanë parë një person teksa po e fut dorë në brez teksa rriheshin Molliqaj dhe Abazi.

“Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine”, thuhet në komunikatën e VV’së.

Lexo po ashtu:  Rama-inxhinierit turk që mori nuse shqiptare: Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni aq më mirë do jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *