Monopoli mbi të vërtetën – E vërteta jam unë!
“Ne nuk do ta kishim marrë pushtetin pa radion dhe aeroplanin,” thoshte Gëbelsii tmershëm, duke kuptuar se radio nuk është thjeshtë mjet komunikimi, por instrument pushteti.
Sot, Edi Rama ndjek të njëjtin marifet por në formë moderne: përmes televizioneve, radiove të kapura, platformave online dhe “komunikimeve” të tij të drejtpërdrejta me qytetarët e shkretë, ai kërkon të mbajë monopol mbi ligjërimin publik. Ashtu siç shkruante Neil Postman, “televizioni e ka kthyer çdo gjë; politikën, fenë dhe arsimin në spektakël argëtimi.” Në vend të debatit, kemi shfaqje dhe dramë; në vend të analizës kemi fotografi dhe video argëtuese.
dRama po e (keq)përdor këtë logjikë të “show-biz-it” për të na shitur politikën si spektakël dhe argëtim personal, ku ai vet është regjisori dhe, publiku i shkretë, thjeshtë, qaraveshet dhe duartroket ashtu kot, palidhje! Në frymën e Chomsky-t, ky marifet do të cilësohej si lajm i paketuar për konsum, jo për diskutim. Dhe kur politika kthehet në shfaqje cirku, si paralajmëronte Postman, atëherë populli pushon së menduari; sepse pushteti (Rama) tashmë atë e argëton përderisa edhe varfëron, e dëbon dhe e sundon.
Në prockën meditaike të dRamës, e vërteta nuk kërkohet; ajo shpallet. Përmes mediave të kontrolluara, dRama na detyron të besojmë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo; na tregon se çka është e vërtetë e çka jo.
Monopoli dhe kontrrolli mbi të vërtetën, edhe dje edhe sot, apo jo? E vërteta jam unë, mendon dRama!
