Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak dhe senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, nga 27 marsi deri më 20 dhjetor 1920. Hero i mbarë popullit shqiptar, nga Malësia e Gjakovës.

Më 29 mars 1925, në shpellën e Dragobisë vdiq duke luftuar heroikisht luftëtari Bajram Curri, Heroi i Kombit.

Për këtë humbje të madhe Faik Konica, shkruante në gazetën “Dielli”, që u botua në Boston “me vdekjen e konfirmuar të Bajram Currit, u zhduk një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarisë”. Më poshtë, shtonte: “Ai ishte liberal në mesin e despotismës, patriot në mes të injorancës ndaj Atdheut”.

Bajram Curri ishte një luftëtar dhe udhëheqës në të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet kundër pushtuesve osmanë në kryengritjet e malësisë së Shkodrës, në kryengritjen e armatosur të viteve 1910-1912. Pas vitit 1912, ai mbrojti shtetin shqiptar nga planet për copëtimin e Shqipërisë dhe luftoi me armë për lirinë e Kosovës.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913, që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze.

Lexo po ashtu:  Tubim i përmasave epike, rreth 500 mijë shqiptarë në ‘Verat e Llukës’ (VIDEO)

Fan S.Noli i ka kushtuar një poezi shumë të bukur Bajram Currit, nga ku po citojmë disa rreshta:

“Kur tufani e ç’thuri fenë ,
kur tirani e krrusi atdhenë .
Mbi një shpellë të Dragobisë ,
pritet flamuri i Lirisë .”

Ai ishte udhëheqësi i komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, Bajram Curri u zgjodh Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe u rendit krahas forcave demokratike të vendit. Ai ishte pranë Nolit dhe Demokratëve në Revolucionin e Qershorit. Bajram Curri u vra në shpellën e Dragobisë, në vitin 1925.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *