Kjo murale që është në një nga pallatet e kryeqytetit, është finaliste për tu shpallur muralja më e mira në botë për muajin shtator.

“Street Art Cities” që numëron 39.000 vepra nga mbi 1000 qytete, ka përzgjedhur në listën e finalistëve veprën e krijuar nga Fabian Bane.

Muralisti nga Zvicra ka zgjedhur si pjesë të krijimit të tij, një vajzë që mban telefonin në duar, ndërsa gjysma e fytyrës së saj është e mbuluar nga lule shumëngjyrëshe.

“Inspirimi gjithmonë vjen në mënyrë natyrale gjatë kohës që lëviz nëpër botë. Nuk po kërkoja për tu inspiruar sepse e lë veten që të inspirohem nga ato që ndodhin rreth meje, që do të thotë zakonisht me pëlqen që unë e bëj muralen dhe le njerëzit që secili ti japi kuptimin e vet. Po kjo murale ka të bëjë me botën e shpejtë ku po jetojmë, me mediat sociale, çdo kush rri me telefon, nëse je ne tren shikon njerëz që rrinë gjithë kohës ne telefon. Media sociale është një botë që shndrin, këtë kam dashur të tregoj me lulet që janë në kokë, që je i verbuar nga diçka që mendon që të tërheq”- thotë muralisti.

Lexo po ashtu:  Divorci i Jeff Bezos, më i shtrenjti në histori

Për muralen në Tiranë, Fabianit ju desh një javë kohë për ta përfunduar. Por kjo nuk është e vetmja vepër e tij, pasi muralet e tij gjendet në shumë vende të botës. Por nominimin si finalist për muralen më të mirë të muajit, Fabiani e sheh si një nder të madh.

“Muralja u përzgjodh për me të mirën e muajit, është një nder i madh, një ndjesi shume e mire që njerëzit e pëlqyen punën dhe ndihem i nderuar”- shton Fabian Bane.

Ishte insistimi i Helidon Halitit, kuratorit të “Mural Fest Tirana” që solli Fabianin në Tiranë. Me të mbërritur, vëmendjen e tij e tërhoqën ngjyrat në rrugët e kryeqytetit.

“Përshtypja ime për Tiranën ishte e papritur, nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë. Kur arrita isha shumë i impresionuar nga ngjyrat. Isha po ashtu i impresionuar kur eca me makinë, sa shumë murale mund të shihja, disa prej tyre ishin nga artistët e mi te preferuar. Të jep një ndjesi të mirë të mund të ecësh nëpër rrugët e një qyteti dhe të shohësh murale.”

Lexo po ashtu:  Avatar 2, gati në vitin tjetër

Prej 5 vitesh në Tiranë ka nisur tradita e festivalit të muraleve duke afruar artistë nga e gjithë bota, dhe deri më tani ka rreth 60 murale që janë të shpërndara në zona të ndryshme./TopChannel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *