Musa Jupolli

Nga cikli “Mjeshtrit e artit Gazmend Freitag”

Artisti dhe literatura
Letrat e tij janë peizazhet me lule
Mesazhi i tij janë portretet
Dashuria që ka për Atdheun dhe vendin ku jeton
Diellin e ka kujtim, kujtesë e Prizrenit që shndritë Kalanë e në rrjedhë të lumit ku gjeti frymëzimin e parë, nimfë të bardha LumëBardhi në batem me artin!

LINZI, qyteti ku jeton Maestro Gazmnd Freitag
Qytet ky që e përqafon artin e jetës, aty ku lulet flasin në dëshmi të dashurisë që ka njeriu për ngjyrat, për bukuritë e kësaj parajse.
“Qyteti i Linzit është afër zemrës sime”, e thotë me shpirt artisti.
Po iu drejtuam artistit se “Çfarë do të ishte bota jonë pa lule?
Ai thotë “Vetëm dhe bosh”

Pikturat e tij në vaj, janë ndjenjat e tij që dëshmojnë gjithë këtë respekt e dashuri për lulet, tablo që ekspozohen andej në galeri t’ artit e që pëlqehen deri në dehje, zaten lulet dhe jeta kanë një lindje e që quhet NATYRË, dhe mu kjo është në filozofinë e Maestro Gazmend Freitag!

Sikurse Monet (Claude) që nuk mund t’ i ndante lulet dhe pemët, po n ’atë udhëtim është artisti ynë që si lumë që ushqen ndjenjë e bereqete, ashtu i mbushet shpirti Mjeshtër Gazmend Freitag me ngjyrat e luleve me lisat e gjatë në takim me diellin, “… Bukuria e tyre natyrore na sjell ngushëllim dhe shpresë në kohë të vështira”, vlerëson Mjeshtri për artin e luleve dhe pemëve,
“Pemët janë poezi që toka i shkroi në qiell”!
“Gazmend Freitag me një përkushtim të pakrahasueshëm meriton të quhet i madhi piktor i Kombit shqiptar”, shprehet Asie Duka.

Lexo po ashtu:  MUZEU "ONUFRI"/ Ikona e gjetur në katedralen e kalasë së Beratit

Arti ka gjuhën e vet dhe na jep mundësi të dialogojmë me ngjyrat, me idetë që na pasurojnë shpirt e ushqejnë sy.

Gazmend Freitag është artist me një shpirt të veçantë, veprat e të cilit janë peizazhe, portrete figurative e tema tjera.

Portreti
Temë kjo që kërkon vëmendje të posaçme, kur dihet se karakteri nuk është lehtë të vihet n’ art, këtu më Gazmendin sikur koha u ndal për pak shikim t’ adhurueshëm me veprat e tij.
Gazmendi në takim me shumë personalitete kulturore dhe politike, (Thomas Stelzer, Bürgermeister Klaus Luger (Kryetar i Komunës se Linzit) Stadt Linz, Karin Hörzing e tjerë, portrete këto që afruan kulturën shqiptare-austriake nga respekti i gjithë asaj që njihet në histori me përkrahjen e tyre në fushën e letrave po edhe të përkrahjes diplomatike nga shkencëtarë e politikë austriake!
“Shqiponja lidhet mitologjikisht me diellin”, nga kjo thënje e Mjeshtrit kemi portrete të historisë dhe kulturës kombëtare: Gjergj Kastriotin “Unë jam i lidhur shpirtërisht me legjendarin tonë, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që na bënë krenar, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art”. (G.F.)

Lexo po ashtu:  Oscars shtyhen për të paktën 4 muaj

Pastaj Portrete
Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova, Aleksandër Moissi, Princesha Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Nënë Tereza, Krist Maloki, Havzi Nela. , Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanush… për gjeniun e letrave shqipe: Ismail Kadarenë, Alxander Moisiun, e sa e sa portrete tjera, ndërto po edhe ai i im, i Mentor Taqit, Hazir Mehmetit etj.

Njëra prej veprave madhore është BARESHA.
Baresha shqiptare që u vlerësua lartë nga kritika,
“Ajo duket më shumë si një princeshë sesa një bareshë” (G.F.)
Vepër që ka marrë njohje dhe vlerësim të lartë në Bienalen e Parë në Verona të Italisë.
“Ylber në rrethin e mullirit”
Tablo, simbol e metaforë poetike, ky syri ndien kënaqësi e shpirti ushqehet n’ atë pamje sublime.
Poezia në tablotë piktorit, tema frymëzimi nga atdheu i lindjes si dhe nga aty ku jeton.
“Poetët, luftëtarët dhe studiuesit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë imazhin e tyre, kanë zënë vend të veçantë në zemrën time“, thotë Gazmend Freitag, pra a nuk është poetike dashuria e tij për njeriun tonë, për ATDHEUN.

Lexo po ashtu:  Zbulohet një përbërje e rrallë në “Mona Lizën” e Da Vinçit

Gazmend Freitag i lindur në Dardani, nga viti 1990 ishte në Gjermani, prej vitit 2004 jeton në Linz të Austrisë. Veprat e Gazmend Frietag janë ekspozuar në galeritë e Vjenës, të Linzit, po edhe në vende tjera të Evropës.

Shtypi gjerman, austriak ai francez e sa e sa tjerë Gazmindin e ndrisin në piktor të madh. Gazmend Freitag përfshihet në Enciklopedi.

Paris, 27/03/2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *