Gjatë vitit të kaluar Elon Musk vendosi rekorde duke rritur pasurinë me hapin më të shpejtë në histori. Por, e kundërta po ndodh gjatë këtij viti. Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc. ka humbur 27 miliardë dollarë që nga e hëna për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë së prodhimit të automjeteve elektrike. Megjithatë, pasuria e tij neto prej 156.9 miliardë dollarë vijon të jetë në vendin e dytë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, por tashmë është rreth 20 miliardë dollarë prapa Jeff Bezos. Aksionet e Tesla u rritën me 743% në vitin 2020, duke rritur ndjeshëm vlerën e pronësisë të Musk.

Fitimet u përshpejtuan edhe në fillim të këtij viti dhe kjo bëri që Elon Musk të kalonte Bezos, si personi më i pasur në botë. Fitimet e vazhdueshme tremujore fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale dhe programi i tij për energji të pastër dhe teknologji mbështetën më tej rritjen e aksioneve të Tesla. Gjithashtu, edhe luhatjet e shumta në tregun e kriptomonedhave kanë lëkundur pasurinë e Musk. Muajin e kaluar, Tesla njoftoi se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe shumë shpejt do të pranojë edhe pagesa të këtë kriptovalutë.

Lexo po ashtu:  Barinjë me diplomë/ Hapet në Itali shkolla për barinj: Ja si u vjen në ndihmë të rinjve në blegtori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *