Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Një mbishkrim me mesazhin “Kosovo er Serbia” është shfaqur në një mur përgjatë Akerselva-s, në Oslo. Këngëtari shqiptar Ari Bajgora, i cili jeton në atë zonë, ka reaguar publikisht duke e cilësuar mesazhin si provokues dhe si një rikthim të retorikës nacionaliste në një hapësirë publike të Norvegjisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Artisti shqiptar i hip-hopit, Ari Bajgora, ka publikuar në Instagram fotografi të grafitit ku shkruhet “Kosovo er Serbia” – “Kosova është Serbi”. Në një fotografi tjetër shihet se mbishkrimi është mbuluar me bojë të zezë.

Bajgora e ka lidhur mesazhin me kujtesën e luftërave dhe pasojave të nacionalizmit në Ballkan.

“Është e trishtueshme ta shohësh këtë përgjatë Akerselva-s, në lagjen time. Në mur shkruan ‘Kosova është Serbi’”, ka shkruar ai.

Sipas Bajgorës, përtej faktit se bëhet fjalë për disa fjalë të shkruara në mur, një mesazh i tillë ka një peshë të veçantë për njerëzit që kanë përjetuar luftërat e viteve ’90 në ish-Jugosllavi ose janë rritur me pasojat e tyre.

Lexo po ashtu:  Kurti: Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë shekullore të shqiptarëve për ruajtjen e identiteteve dhe bashkimin kombëtar. 

Ai kujton se luftërat në Ballkan u shoqëruan me vrasje, dëbime masive, shkatërrime dhe zhvendosje të popullsive, duke kritikuar përdorimin e simboleve dhe sloganeve që i ndajnë njerëzit mbi baza etnike.

“Mund ta duash vendin tënd, por jo ta kthesh hapësirën publike në propagandë”

Bajgora e konsideron veçanërisht problematik faktin që një mesazh i tillë është shkruar në Norvegji, një vend ku shumë njerëz nga Ballkani kanë gjetur siguri dhe kanë ndërtuar jetën e tyre pas luftërave.

“Mund të jesh krenar për vendin nga vjen. Mund ta duash gjuhën tënde, kulturën dhe historinë tënde. Por ekziston një kufi mes mbajtjes së atdheut në zemër dhe përdorimit të lagjeve tona si kanavacë për propagandë nacionaliste.”

Rasti në Oslo rikthen në vëmendje edhe një problem më të gjerë: importimin e konflikteve dhe ligjerimeve nacionaliste të Ballkanit në hapësirat publike të vendeve ku komunitetet shqiptare, serbe dhe të tjera bashkëjetojnë.

Një slogan i tillë nuk është thjesht një deklaratë për një çështje territoriale. Në kontekstin e historisë së Kosovës dhe luftërave të fundit të shekullit XX, ai lidhet me luftën e armatosur, me dëbime të shqiptarëve dhe me një histori ende të ndjeshme për mijëra familje shqiptare në Kosovë dhe diasporë.

Lexo po ashtu:  Dalin pamjet nga takimi me Borell dhe Lajçak, Kurti para vetes një numër të madh dokumentesh

Në Norvegji, ku komunitetet e ardhura nga Ballkani jetojnë prej dekadash, hapësira publike nuk duhet të shndërrohet në vazhdimësi të konflikteve nacionaliste të importuara nga vendet e origjinës.

Grafiti mund të fshihet me bojë. Por problemi që qëndron pas tij është më i vjetër se muri: nacionalizmi që vazhdon të kërkojë hapësirë edhe atëherë kur njerëzit janë larguar nga vendi ku ai prodhoi plagët e tij.

Në postim ai shkroi:
Është e trishtueshme ta shohësh këtë përgjatë Akerselva-s, në lagjen time. Në mur shkruan ‘Kosova është Serbi’.

Për shumë njerëz ndoshta është thjesht një flamur dhe disa fjalë, por për ata që kanë kaluar nëpër luftërat në Ballkan, ose janë rritur me trashëgiminë e tyre, është diçka krejt tjetër.

Simbolet e tilla nacionaliste mbartin me vete kujtime frike, humbjesh dhe plagësh të vjetra. Mijëra humbën jetën. Miliona u dëbuan nga shtëpitë e tyre, shumë prej tyre duke ikur pikërisht nga ai lloj nacionalizmi që i redukton njerëzit në etni, territor dhe ‘ne kundër atyre’.

Lexo po ashtu:  VATRA shpall kuvendin e përgjithshëm zgjedhor më 25 prill 2026

Mendoj se është edhe e trishtueshme, edhe provokuese që në Norvegji, ku njerëzit kanë gjetur paqe dhe siguri, disa zgjedhin të vazhdojnë të mbajnë qëndrime helmuese, por edhe të ndihen të autorizuar t’i pikturojnë ato në një mur në hapësirën publike. Mund të jesh krenar për vendin nga vjen.

Mund ta duash gjuhën tënde, kulturën dhe historinë tënde. Por ekziston një kufi mes mbajtjes së atdheut në zemër dhe përdorimit të lagjeve tona si kanavacë për propagandë nacionaliste.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com