Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte kryeministër në detyrë, i ka përshëndetur protestuesit sikur në kohën e Enver Hoxhës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lekaj ka thënë se po të ishte Kurti i ndërgjegjshëm, do të kishte zbritur poshtë tek qytetarët dhe jo t’i përshëndesë ata nga largësia.

“Më ka shkuar në mend sikur në kohën e xhaxhit Enver apo ish liderëve komunistë që i kanë përshëndetur prej lartësisë qytetarët dhe nuk kanë qenë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai.

“Ka dhënë një mesazh jo shumë të mirë. Unë mendoj se në atë mënyrë edhe e ka bërë sepse po të ishte i ndërgjegjshëm do të kishte zbritur poshtë për hir të qytetarëve që i ka ftuar vet – t’i përshëndesë nga ballkoni ta jep një përshtypje të tillë”, shtoi Lekaj.

Lexo po ashtu:  Vendim i Strasburgut: Segregim rracor në shkollën "Naim Frashëri" në Korçë

“Vet figura që e kemi parë të gjithë ma ka dhënë një përshtypje të tillë. Asnjëherë nuk i atakoj qytetarët, ata e kanë të drejtën e tyre që ta mbështesin çdo individ”, tha tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *