Në Zvërnec po mbrohet më shumë se një copë tokë – po mbrohet interesi kombëtar

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Nga Abdullah Begolli dhe Xhafer Murseli

Protestat që po zhvillohen në Zvërnec nuk janë thjesht një reagim lokal kundër një projekti të diskutueshëm. Ato përfaqësojnë një përballje shumë më të madhe: përballjen mes interesit publik dhe interesave të ngushta politike e ekonomike që prej dekadash kanë cenuar pasuritë dhe sovranitetin kombëtar.

Hapësirë e sponsorizuar

Vite më parë organizuam në Prishtinë një Konferencë Shkencore Gjithëkombëtare mbi shfrytëzimin e pasurive kombëtare nga vetë populli shqiptar. Konferenca u realizua me mjete vetanake, jashtë ndikimeve politike dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha të ndryshme. Përfundimet dhe rezoluta iu dërguan të gjitha qendrave politike shqiptare.

Përgjigjja ishte heshtja.
Jo sepse mungonin argumentet, por pikërisht sepse ato argumente mbështeteshin në fakte, shifra dhe analiza që tregonin një realitet të hidhur: hapësira shqiptare zotëron pasuri të jashtëzakonshme natyrore, ndërsa qytetarët e saj vazhdojnë të mbeten ndër më të varfrit në Evropë.

Kjo kontradiktë nuk është rastësi. Ajo është pasojë e një modeli qeverisjeje që për dekada ka lejuar shpërdorimin, privatizimin e dëmshëm dhe tjetërsimin e pasurive kombëtare në dëm të interesit publik.

  • Mos përkrahni pushtete që po e zbrazin kombin nga njerëzit e tij
  • Sulmet ndaj protestave nuk janë të reja
Lexo po ashtu:  Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?

Historia shqiptare ka treguar se sa herë janë ngritur zëra për çështje me rëndësi kombëtare, nuk kanë munguar përpjekjet për t’i delegjitimuar ato.

A nuk ndodhi kështu gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe fitores mbi fashizmin?

A nuk ndodhi kështu gjatë demonstratave të rinisë studentore dhe popullit shqiptar të Kosovës për fuqizimin e Kosovës brenda federatës jugosllave, kur nga tabori titist shqiptar protestuesit u cilësuan si vegla të Shqipërisë?

A nuk ndodhi kështu edhe gjatë luftës së UÇK-së, kur pjesëtarët e saj u quajtën grupe të frustruara dhe vegla të Serbisë?

Mjafton të shihet se nga kush përkrahet i ashtuquajturi “investim strategjik” në Zvërnec që të ngrihet në këmbë i gjithë kombi kundër këtij projekti.

Sot, kur rinia shqiptare proteston për mbrojtjen e Zvërnecit nga uzurpimi në emër të investimeve të rreme dhe kërkon largimin nga politika të dy figurave kryesore, Rama dhe Berisha, të cilët prej afro katër dekadash dominojnë jetën politike kundërshqiptare, janë hedhur në kundërsulm grupe parazitare dhe vegla të pushteteve pa shtet në mbarë hapësirën kombëtare dhe protestuesit e Zvërnecit përballen me etiketime dhe akuza të ndryshme.

Lexo po ashtu:  RRETH SHPIFËSIT BB DHE KORRESPONDENTËVE TË TIJ 

Në vend që të dëgjohen shqetësimet e tyre, kërkohet të krijohen narrativa që shmangin debatin mbi thelbin e problemit.
Kjo nuk ndihmon askënd.

Një demokraci funksionale nuk i trajton qytetarët që protestojnë si armiq. Përkundrazi, i dëgjon, i respekton dhe u përgjigjet me transparencë.

Ata përpiqen t’i paraqesin këto protesta si të organizuara nga serbo-grekët kundër Amerikës dhe aleatëve të saj.
Por kush mund ta besojë këtë gënjeshtër të sajuar nga po ata që prej dekadash u kanë shërbyer interesave greke dhe serbe, duke i shndërruar këta faktorë në aktorët më të rëndësishëm të politikës shqiptare?

Kush është aq naiv sa të besojë se Amerika nuk është në gjendje të mbrojë vetë interesat e saj dhe ka nevojë për mbrojtjen e shtresës më parazitare që ka njohur ndonjëherë kombi ynë?

Në anën tjetër, duhet kuptuar se asnjë shtet nuk sakrifikon interesat e veta për interesat e një populli tjetër. Këtë e ka dëshmuar historia. Askush nuk i dëshiron parazitët si miq; në rastin më të mirë, i përdor si shërbëtorë.

Vetëm kur je vetvetja dhe i mbështetur në forcat e tua, të tjerët kanë interes të të trajtojnë si mik.

  • Përçarja shqiptare dhe ndërhyrjet e huaja
Lexo po ashtu:  Media austriake: SHBA lë në baltë popullin më pro-amerikan të botës

Është krejtësisht e logjikshme që Serbia, Greqia dhe çdo shtet tjetër të përpiqen të shfrytëzojnë përçarjen shqiptare për interesat e tyre.
Çfarë tjetër mund të pritej kur në hapësirën tonë kombëtare operojnë dhjetëra shërbime të huaja informative, të cilat janë sjellë dhe toleruar pikërisht nga politikat servile që na kanë udhëhequr për më shumë se tri dekada?

Janë po ato struktura që ndikojnë dhe japin orientime për ruajtjen e një sistemi politik që mban në pushtet individë pa vizion shtetformues.

  • Investim strategjik apo transferim i interesit publik?
    Flasin për investime strategjike ata që nuk e dallojnë investimin nga uzurpimi.

Flasin për investime ata që shkatërruan industri të tëra, rrënuan ekonominë prodhuese dhe shitën apo falën pasuritë kombëtare copë pas cope.

Cili prej nesh do t’ia falte pronën e vet dikujt nga jashtë vetëm me premtimin se ai do të investonte dhe do të punësonte një pjesëtar të familjes?

Nuk jemi aq të paditur sa të mos kuptojmë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për investime, por për territore strategjike kombëtare dhe pasuri të mëdha natyrore.

Sot, në emër të “investimeve strategjike”, qytetarëve u kërkohet të besojnë se çdo transferim i pasurive publike përbën zhvillim.
Por investimi dhe uzurpimi nuk janë e njëjta gjë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com