Richard Grenell i është përgjigjur me të pavërteta kryetarit të VV’së, Albin Kurti, në rrjetin social Twitter.

Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit. Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell dicka që nuk është fare e vërtetë. Dihet se Albin Kurti, Vetëvendosje dhe kombi shqiptar, si popull politik, është i ushqyer me demokracinë amerikane dhe ndikuar pozitivisht nga lufta për liri që vjen nga sistetimi politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan MekuliPress.com

Ja se si shprehet me të pavërtetat për Kurtin z. Grenell:

“Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit”

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

“Simbolizmi nuk paguan qiranë, punët e bëjnë këtë”, përfundon Grenelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *