Duhet të bëni kujdes, që çokollatën ta mbani në vende të larta, aty ku qeni nuk mund të arrijë.

Veterinarët kanë ngrehur alarmin, se festave, qentë mund të jenë më afër çokollatave, të cilat ju pëlqejnë shumë.

Por, kjo ëmbëlsirë është shumë e keqe për qenin.

Çokollata përmban theobrominë, që është helmuese për qenin dhe mund ta mbys.

Qoftë edhe një sasi e vogël e çokollatës e ngacmon stomakun e qenit, ndërkaq sasitë e mëdha të çokollatës mund t’i shkaktojnë qenit gjakderdhje të brendshme, drithërimë, por edhe infarkt.

Ndër tjerash çokollata përmban edhe xilitol, i cili shkakton vjellje, ngarkesë dhe probleme me mëlçi.

Në fotografinë e plasuar, shihet një qen pasi ka vjellë, sepse ka ngrënë një çokollatë mjaft të vogël.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress  /

Lexo po ashtu:  Si lindi legjenda e Babadimrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *