Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të mërkurën, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B., në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës”, thuhet në komunikatën e PSRK-së, sipas të cilës, me këto veprime Begaj ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Regon me shumë të drejtë Jeta Xharra, godet RTK-në, gazetarinë e klaneve dhe të oligarkëve: E ju Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, a jeni Asociacion i Gazetareve apo i disa gazetareve te caktuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com