Ka nisur Konferenca e Sigurisë, e cila po mbahet në Munih të Gjermanisë – një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.
Për herë të parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë së bashku në një panel. MekuliPress merr vesh se Kryeministri i Kosovës është i hapur, i drejtë për drejtë dhe po i numron Vuçiqit kushtet nëse do t’i hiqet taksa 100%.
Po ashtu në panel do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell, por jo edhe Thaçi.
Në këtë konferencë po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.
Mësohet se ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.