Më 3 qershor të vitit 1917 shoqëria panshqiptare “Vatra” hapi fushatën “Të shpëtojmë Shqipërinë”, me qëllim sigurimin e mjeteve financiare për dërgimin e delegatëve shqiptarë në forumet ndërkombëtare, në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nisma e kësaj fushate qe marrë nga delegatët e “Vatrës”, Mehmet bej Konica dhe Mihal Turtulli. Në telegramin drejtuar “Vatrës”, ata theksonin: “Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës”. Thirrja e tyre për grumbullimin e 40 mijë dollarëve ishte e ngutshme në gjendjen që ndodhej Shqipëria asokohe. Kjo shumë do të shërbente për ngritjen e një Komisioni Shpëtimi.

“Të japim për nënën” ishte thirrja që depërtoi tek bijtë e Amerikës. 80 qendrat e “Vatrës” nën kryesimin e Kolë Tromarës iu përgjigjën pozitivisht thirrjes duke mbledhur të hollat që do të dërgonin nëpër Evropë delegatët shqiptarë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, pa përfunduar ende Lufta e Parë Botërore./atsh/

Lexo po ashtu:  Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com