Shfaqja teatrore “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, e cila ka marrë vlerësime të larta nga kritika ndërkombëtare, do të shfaqet më 12 dhe 13 qershor 2026 në Teatrin Black Box në Oslo, në kuadër të festivalit prestigjioz Heddadagene, një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në Norvegji.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Nën regjinë e regjisores së njohur kosovare Blerta Neziraj dhe me tekst të dramaturgut Jeton Neziraj, shfaqja sjell në skenë aktorët Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca, Amernis Nokshiqi, si dhe një ansambël artistësh nga Kosova dhe Afrika e Jugut.

Vepra trajton dy procese të rëndësishme historike dhe shoqërore: Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990 dhe Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut në vitin 1995. Përmes rrëfimeve, kujtesës dhe reflektimit, shfaqja eksploron temat e faljes, pajtimit dhe tejkalimit të plagëve kolektive.

Hapësirë e sponsorizuar

Produksioni rikthen në vëmendje një nga lëvizjet më të rëndësishme shoqërore në Kosovë, ku gjatë procesit të pajtimit u falën 1,275 gjaqe dhe ngatërresa, ndërsa mbi gjysmë milioni njerëz morën pjesë në tubimin përmbyllës në Verat e Llukës.

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha flet për të parën herë hapur mbi sëmundjen e vet: "Jam keq ....

Shfaqja është vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare. Media gjermane Deutschlandfunk Kultur e cilësoi atë si një produksion të rëndësishëm, duke veçuar energjinë, humorin dhe dialogun mes artistëve nga Kosova dhe Afrika e Jugut.

Pas prezantimit në Afrikën e Jugut gjatë prillit 2026 dhe shfaqjeve në Oslo, turneu ndërkombëtar do të vazhdojë në vende të tjera evropiane gjatë vitit 2026, ndërsa në mars 2027 pritet të prezantohet edhe në New York City.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com