Nga Roland Amzai

Shqiptarët në bllok u zbythën duke lënë terren të lirë tek Marrëveshja e Prespës, me justifikimin bajat se nuk është një çështje që na takon neve, a thua se identiteti shtetëror është një temë ekskluzive etnike maqedonase?! Me një distancë të tillë kirurgjike ne u sollëm në parim si jabanxhinj*, dhe në logjikën instrumentale si jooportun duke mos përfituar as edhe nje gjë nga ky deal* i shpejtë greko-maqedonas. Kundërargumenti që dëgjohet si refren eshtë: Po ja ne u futëm ne Nato! Harrojmë se Shqiperia është në Nato që nga 2009-a, kurse vetë Nato është prezent në Kosove që nga viti 1999. Pra shqiptarët nuk është se u futën në një organizatë ndërkombëtare, ata ishin me dy këmbë aty. Fakti që Maqedonia u bë pjesë e kësaj organizate përveç distancimit njëherë e mirë nga ndikimi rus ne çështjet e sigurisë, kam përshtypjen se kemi harruar anën tjetër që nuk është diskutuar kurrë. Kjo pjesë quhet fuqia (de)stabilizuese e shqiptarëve në rajon. Kjo fuqi tashmë është baraz me 0. Me këtë bëhet qartazi dallim higjienik mes Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës.

Lexo po ashtu:  Mbi kohën që po vjen - Fundi i demokracive borgjeze

E para shënjon fuqinë e faktorit shqiptar në vend dhe rajon, kurse e dyta pafuqinë e saj. E para me gjithë të mirat dhe mangësitë e saj, u nënshkrua falë grupit të presionit nga poshtë, që ishin pjesëtarët e UÇK-së, kurse e dyta u nënshkrua falë pafuqisë së BDI-së dhe jo vetëm asaj. Tani jemi në një moment të tretë, që rrezikon ta eliminojë njëherë e mirë në parim dhe ne oportunitet, qënien dhe interesin politik/e të shqiptarëve.

Momenti i trete pra eshte marrëveshja në horizont maqedono-bullgare. Ku është konflikti? Lënda është e njejtë, gjuha dhe identiteti maqedonas. Shqiptarët me gjasë do ti qasen njëlloj duke thënë: Kjo nuk është punë për ne. Me ç’rast, hipotetikisht, bullgarët do njohin gjuhën maqedonase, por jo edhe alfabetin, do njohin lëvizjen VMRO, por jo edhe Goce Dellcevin. Në parim, ngjajshëm si tek Marrëveshja e Prespës.

1. Së pari, nuk mund të bësh marrëveshje maqedono bullgare, pa marrë kompromisin e brendshëm, fillimisht intramaqedon e pastaj me shqiptaret.

2. Së dyti, fakti që Greqia e njohu me emrin Maqedonia Veriore nuk e hapi, por e përforcoi çështjen e karakterit kushtetues unitar te Maqedonisë, kurse nje marrëveshje me Bullgarinë për Gjuhën do ta mbyllte njëherë e mirë atë. Pra, pa përfundimin e Gjuhës Shqipe në kushtetutë do të ishte naivitet i përmasave historike të pranohej apriori një marrëveshje e re me Bullgarinë.

Lexo po ashtu:  Një Shqipëri që nuk beson më te Fjala

3. Së fundi, thjesht fare, nëse kjo prezantohet si Deal*, pas kësaj palët shtrojnë secili pyetjen: What do I get? Kjo e fundit do të prezantohet po ngjajshëm me tezën se do futemi në BE, a thua se vetem tetovarët dhe struganët do ta kenë këtë privilegj?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *