Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje sot njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Sipas tij, lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve. Gjithandej. Bota duhet ta ndalë Rusinë, shtoi Zelensky. “Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat ​​dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Fjalimi i Zelensky erdhi disa orë përpara samiti të NATO-s që mbahet këtë të enjte në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut. Në takim do të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Joe Biden. Në këtë udhëtim në Europë, shkruan BBC, Bideni do duhet të përballet me disa sfida, që do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.

Bota duhet të përballet me krizën e re të refugjatë, ndërkohë që këtë gjë po e vuan më shumë fqinji i Ukrainës, Polonia. Hapja e kufijve të tij për miliona ukrainas ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe, nëse nuk trajtohet si duhet, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Lexo po ashtu:  Restauruesit në Gjirokastër zbulojnë kalldrëmin deri në 400 vjet të vjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *