Një djalë i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një burg në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalasë, pas një sherri mes shqiptarit të moshës 29-vjeçare me disa të burgosur të tjerë.

Bëhet me dije se dy të burgosur rusë e qëlluan me një thikë të përshtatur në ambientet e burgut shqiptarin, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Mësohet se të dyshuarit e qëlluan në kraharor, në brinjë dhe në këmbë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk arriti që të mbijetojë.

Episodet e vdekjes së shqiptarëve nuk janë të panjohura në burgjet greke, ku më i rëndi është ai i Ilia Karelit, i cili humbi jetën si pasojë e dhunës torturuese. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  – Pasuria e madhe, e fituar papritmas dhe me mjete të pandershme, është një kurth. Ajo nuk na solli asnjë të mirë, përveç ca kënaqësive kalimtare. – Mark Twain

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *