Bletët për të nuk janë thjesht një pasion, janë puna e përditshme, përkujdesje pa kushte, dhe një trashëgimi e vyer nga i ati. Një pasuri të madhe e quan “Parkun me Bletë”, Floreta, fermerja 43- vjeçare nga Librazhdi e cila që në vegjëli është rritur në një shtëpi që mbante bletë.

Bletët i ka trashëgimi nga babai dhe është e vetmja bletërritëse femër në Librazhd.

“Unë bletën e kam trashëgimi nga babai, i cili merrej me bletë që herët dhe unë isha ndihmësja e tij. Unë vendosa të ruaj traditën e babait, nuk u dorëzova kurrë, u lidha aq shumë me bletët dhe familjen e ktheva në mbështetjen time më të madhe, madje dhe fakti që zgjodhëm me bashkëshortin pas martese të jetonim këtu në shtëpinë e prindërve ishin pikërisht për të mos braktisur bletët,”- na tregon Floreta.

Dita për të, nis dhe mbyllet me përkujdesjen ndaj bletëve. Nëna e saj, bashkëshorti dhe vajza 18 vjeçare sëbashku japin kontributin e tyre për rritjen e bletëve. Ata njësoj si bletët të bashkuar, ndërtojnë kornizat me dyell për bletët, vjelin mjaltin apo i çojnë bletët për shtegëtim.

Lexo po ashtu:  Gazetarja e RTK-së merr çmim letrar nga Akademia Evropiane e Arteve

Sot falë punës së palodhur të Floretës, Parku me Bletë i trashëguar nga babai me 20 koshere numëron plot 150 të tilla.

Ajo është bërë pjesë e një prej grupeve të krijuara me nga ?? anëtarë në çdo njësi administrative të bashkisë Librazhd, përfshirë këtu struktura lokale dhe fermerë me eksperiencë të cilët do të punojnë bashkarisht për identifikimin e fermerëve dhe klientëve më potencialë të zonës për të qenë pjesë e një pike grumbullimi që po ndërtohet në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe qe zbatohet nga World Vision Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *