Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët ruso-serbe, Bars -2021 që ka bashkuar pilotë të të dyja vendeve. Në stërvitje janë përdorur avionë të tipit Mig-29 dhe helikopterë Mi-8 dhe Mi-35.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Në kursin e stërvitjes, personeli i të dyja vendeve do të praktikojë manovrën luftarake dhe një duel në skuadrilje avionësh, gjuajtës Mig-29 kundër shënjestrave me shpejtësi të ulët, operacione sulmi ajror dhe evakuiim i personelit në nevojë, manovra aerobatike, dislokim luftarak dhe të tjera detyra të projektuara ku përdoren helikopterët Mi-8 dhe Mi-35”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Në stërvitje do të marrin pjesë 10 avionë serbë dhe trupa nga aeroportet ushtarake të Batajnicës dhe Ladevcit.





