Gëzim Mekuli
/Magjistër i shkencave të mediave/komunikimit dhe retorikës vizuele/

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Nuk duhet lejuar që mediat e lira të lëvizin atje ku terroristet dhe ekstremistët dëshirojnë dhe synojnë. Kjo porosi duhet t’u drejtohet qartë edhe ekstremistëve dhe terroristëve serbë, të cilët, sa herë dëshirojnë, po kanë mundësi dhe përparësi për të imponuar politikat e tyre destabilizuese në agjendën e mediave në Kosovë dhe jashtë saj.

Këtë strategji mediale politike serbe (”public relation”) mediat tona janë duke e gëlltitur dhe ndjekur verbërisht dhe joprofesionalisht. Rasti i fundit i tillë ka të bëjë me aktin terrorist dhe hedhjen e bombës më 27.06.06 në lokalin ”Dolce Vita”, në pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe këtu kemi një shembull klasik të plotësimit të dëshirës së terroristëve: transportimin e idesë, porosisë dhe fotografisë sipas regjisë së tyre.

U pa përsëri se mediat në Kosovë, pavetëdijshëm, u shndërruan në ”stativ mikrofoni” për terroristët.

Lexo po ashtu:  Pejë, 1941/ Fjalimi historik e patriotik i poetit të kombit shqiptar, Esat Mekuli – “Kosova bahet qendra e eksperimentave, gjithmonë në dam të popullit shqiptar, me qëllim qi kte me e zhduk krejt nga faqja e dheut”

Sikurse nazistët e NSPD-së, të cilët në mediat panë pushtet dhe fuqi për realizimin e ideologjisë së tyre të zezë, njashtu edhe nacionalizmi serb ka nën kontroll politik tërë institucionin medial, e veçanërisht televizionin.

Edhe sot gazetaria shqipe është vënë në shërbim të politikës shkurtëpamëse serbomadhe. Edhe sot, njëzet vjet pas shkatërrimit të sistemit komunist jugosllav, nuk lindin shpresa për një sistem më liberal dhe demokratik të shtypit dhe të fjalës së lirë serbe.

Sa keq për ata, por sa e zezë edhe për ne!

(Mekuli, Gëzim. 2006. Mediat dhe Politika, 1999–2006. Oslo: MekuliPress.)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com