Dogana e Kosovës njofton se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.

Sipas Doganës, krahasuar me vitin e kaluar, të hyrat janë tejkaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind më shumë.

“Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind”, thekson Dogana.

Aty thuhet se sukseset janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe qytetarët.

“Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese”, përfundon njoftimi.

Lexo po ashtu:  Senatori amerikan: Rusia duhet të sanksionohet edhe më ashpër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *