Nga Gincarlo Cinini

Gjysmë milioni njerëz çdo muaj, 15 mijë çdo ditë. Midis mesit të gushtit dhe mesit të tetorit të vitit 1942 në kampet e përqëndrimit në Belzek, Sobibor dhe Treblinka, vdiqën 1.5 milionë njerëz, ose e një e katërta e viktimave të Holokaustit (Shoah).

Ritmi i pabesueshëm, i përcaktuar  nga Operacioni Reinhard nga Hajrih Himler, për të përmirësuar procesin e shfarosjes nga Einsatzgruppen , skuadrat SS të vdekjes, që gruponin dhe vrisnin hebrenjtë prapa linjave të frontit të betejës.

Ishte zbatimi i parë i tmerrshëm i metodave “industriale” të shfarosjes naziste, të papara më herët në historinë njerëzore. Operacioni Reinhard, do të ngadalësonte marshimin e tij monstruoz në vjeshtën e vitit 1942, kur në Poloni nuk mbeti gati asnjë hebre i gjallë.

Brenda 3 muajsh, nasistët kishin dëbuar dhe vrarë një 1.5 milionë njerëz. Intensiteti tronditës i vrasjeve në kuadër të Operacioni Reinhard në verën e vitit 1942, u llogarit nga matematikani Levi Stoun dhe sipas revistës “Science Advances”, është më i lartë se masakra në Ruanda, e cila në vitin 1994 në vetëm 100 ditë, shkaktoi përafërsisht 1 milionë të vdekur.

Lexo po ashtu:  Ushtria serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Foto)

Urdhri i Himlerit

Rindërtimi i detajeve të shfarosjes naziste, nuk është diçka e lehtë, për shkak se gjermanët shkatërruan në tërheqje e sipër të gjitha dokumentet që mundën. Stoun e nisi studimin e tij nga puna e historianit Jitzhak Arad , i cili rindërtoi gjurmët e 480 trenave të deportimit nga qytetet, fshatrat dhe getot polake, duke i krahasuar me të dhënat e mbijetuara nëpër geto, dhe me të dhënat e tjera në dispozicion.

Sipas Stoun, menjëherë pas urdhrit të dhënë nga Himleri më 19 korrik 1942, për zgjidhjen përfundimtare të problemit hebraik deri në fund të vitit, norma e vrasjes së hebrenjve polakë

u rrit. Nisi nga 22 korriku, dhe ruajti të njëjtin nivel për 3 muaj, deri në muajin tetor.

Në total, Operacioni Reinhard do të shkaktonte rreth 1.7 milionë të vdekur, nga të cilat 1 milionë e 465.000  në vetëm 3 muaj:gusht, shtator dhe tetorin e vitit 1942, ose gjysmë milioni në muaj, 15 mijë njerëz në ditë. Kryesisht, në 3 kampe Sobibor, Belzek dhe Treblinka, që ishin në fokus të Operacionit Reinhard, dhe 90 mijë në Aushvic. Ndërkohë deri atëhere, vetëm 300 mijë njerëz ishin pushkatuar nga Einsatzgruppen.

Lexo po ashtu:  Histori pikëlluese: “Qeni im besnik, Deltari Ilir, gjatë luftës më shpëtoj jetën nga ushtarët serbë”

Operacioni Reinhard, shfarosja e planifikuar

Intensifikimi i Operacionit Reinhard, ishte gjithashtu pasojë e efikasitetit të kufizuar të trupave SS, të cilët ishin duke vepruar prapa linjave të frontit, dhe që shfarosnin hebrenjtë, duke i pushkatuar aty ku i gjenin.

“Në zonën polake qëndrore, nën kontrollin nazist, jetonte një pjesë të madhe e hebrenjve evropianë, dhe vrasja e tyre me armë, për arsye të ndryshme (përfshirë qëndrueshmërinë mendore të ekzekutorëve), u cilësua si e papërshtatshme”- thotë historiani Françesko Germinario.

Operacioni Reinhard, synontë të hiqte qafe hebrenjte me metodat më të organizuara, të cilat, thotë studiuesi, nënkuptonin një logjikë burokratike të përpiktë, një politikë reale të planeve shfarosëse dhe bashkëpunimin e shumëzyrtarëve dhe drejtuesve të hekurudhave. “Prej kohësh, historiografia e ka shkatërruar teorinë, se mbi Holokaustin kishin dijeni shumë pak nazistë”- thekson ai.

Nazistët dhe historia

“Në verën e vitit 1942”- vazhdon Germinario, “në mesin e hierarkisë naziste, ishte përhapur tashmë ideja se lufta në Lindje do të kishte qenë me siguri më e gjatë se sa pritej, dhe se do ta lodhte edhe më shumë Gjermaninë”. Ndaj ishte i nevojshëm përfundimi i shfarosjes së hebrenjve, para se të ishte tepër vonë:

Lexo po ashtu:  UÇK - Letra e shkruar nga dëshmori i kombit Gëzim Hamza-Piktori, derisa ishte i plagosur dhe po vdiste.

“Nazizmi përmbante shumë radikalizëm politik, dhe për këtë arsye vokacionin për të përshpejtuar atë që mund ta përkufizojmë si “ritmet e historisë”. “Nazistët, thotë historiani, “ishin të vetëdijshëm se lufta kundër hebraizmit do të shenjonte për ta historinë e njerëzimit, natyrisht, në një kuptim pozitiv”.

Por kur nisën të mposhten, u përpoqën të fshijnë gjurmët e akteve të tyre të tmerrshme, duke shkatërruar të gjithë dokumentacionin që munden, teksa trupat sovjetike dhe aleate po përparonin drejt tyre. Kishte nisur negacionizmi.

Galileonet.it – Bota.al