Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur të premten nivelin e rrezikut global nga coronavirusi. Vendimi e ka klasifikuar epideminë si të nivelit më të lartë pas përhapjes së sëmundjes edhe në Afrikën Subsahariane.

I vetmi rajon ku virusi nuk është shfaqur është Antarktida dhe deri më tani ka vrarë 2 800 njerëz në 84 mijë të infektuar. Vetëm në 24 orët e fundit, virusi ka prekur 9 vende të reja, por OBSH vlerëson se deri më tani virusi nuk përhapet lirisht, pra pa kontakt, çka jep shpresë për kufizimin e tij.

Në vende si Zvicra janë ndalur grumbullimet e më shumë se 1000 njerëzve. Nuk ka ende asnjë vaksinë, por as edhe një medicament që të sulmojë virusin. Alarmi i institucuoneve ndërkombëtare lidhet me faktin se askush nuk ishte i përgatitur për këtë që ndodhi dhe që provon dobësitë sistemike globale në përgjigje të sfidave të tilla.

 

Lexo po ashtu:  Ky ishte shkrimi i Bardhyl Ajetit për Baton Haxhiun, 10 ditë para se të vritej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *