Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani është shprehur kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, derisa, ka deklaruar se partia në të cilën ajo bën pjesë kishte deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me partitë tjetra.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Sipas Osmanit ka ende hapësirë për diskutuar në mes të partnerëve.

“Besoj akoma që ka pasur hapësirë dhe ende ka për të dy partnerët që të gjejnë një zgjidhje që në këtë kohë mjaft të rëndë për qytetarët e Kosovës që të mos shtohet edhe barra e krizës politike që në vetvete shkakton edhe një barrë psikologjie për të gjithë qytetarët, pra nuk e përkrahi këtë mocion, i bëj thirrje të gjithë deputetëve të mos ta përkrahin, nuk do ti prodhojë Kosovës një qeveri që ka legjitimitet. Kosova sot s’ka nevojë për një qeveri që nuk ka legjitimitet demokratik dhe që do të përfshijë ne vete parti për të cilat tashmë LDK’ja ka dhënë premtim se nuk do të hyjë në koalicion me to”, ka deklaruar ajo.

Osmani thotë se në një qeveri teknike, siç e ka kërkuar LDK’ja, ajo nuk do të jetë kryetare e Kuvendit.

Lexo po ashtu:  23 mars 1989, fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe lindja e shtetit të Kosovës

“Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë i takon partisë së parë, fituesve të zgjedhjeve. Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta. Kosova nuk ka nevojë për një qeveri teknike por të merret me luftimin e kësaj pandemie, qeveria e re nuk duhej të vinte as në rend”, ka shtuar ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com