Qindra protestues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të revoltuar për vrasjen e një burri 46 vjeçar me ngjyrë nga një oficer policie, kanë filluar të shkatërrojnë gjithçka që u del para.

Për të shpërndarë protestuesit policia përdori gazin lotsjellës.

Polici i cili u filmua ndërsa i vendosi gjurin në qafë një afro-amerikani të prangosur që më pas humbi jetën, u arrestua nga agjentët amerikanë për këtë incident.

Derek Chauvin është vendosur në paraburgim, ndërkohë që ende nuk janë bërë të qarta, akuzat ndaj tij.

Nga prokurorët vdekja e afro-amerikanit George Floyd, është quajtur si vrasje, ndërsa hetimet kanë nisur.

Pasi viktima u nda nga jeta në qytetin e Mineapolisit kanë nisur protesta të dhunshme, e përleshje me plicinë. Një prej stacioneve policore iu vu flaka.

Përleshje pati edhe në qytete të tjera të SHBA-së.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Lexo po ashtu:  Bilanci i viktimave/ Italia mbetet në kulm, shefi i Mbrojtjes Civile: “Nuk e dimë ende kur fillon faza 2”

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.

Qyteti i Minesotës është përfshirë nga trazirat, ndërkohë që autoritetet kanë thirrur Gardën Kombëtare për të ruajtur rendin, pas natës së të enjtes që u shoqërua me protesta të dhunshme të ndezura nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mbarë vendit si dhe vëmendje ndërkombëtare dhe ka rindezur debatin për trajtimin e personave me ngjyrë në SHBA. Demonstratat tani janë përhapur në qytete të ndryshme amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *