Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Poezi nga Hasan Zyko Kamberi

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për para njeriu hyn ndë rrusht
për para rrihetë me grusht
për para hapte edhe pusht
ja di kimenë parasë…

Për para njeriu çan denë,
për para ngre muhabenë,
për para e humb xhenenë,
ja di kimenë parasë…

Paraja të bën të rrihesh,
paraja të bën të fshihesh,
paraja t’ep sedrë e ngrihesh,
ja di kimenë parasë…

Paraja njerin’ e mundon,
e bije ndë balt’ e rrëzon,
e bën qeraxhi, e dërgon,
ja di kimenë parasë…

Po s’ka gjë të gjallë
që të mos ia ketë mallë,
turli ensaf’ e bakallë,
ja di kimenë parasë.

(Poezia nuk është në versionin e saj të plotë).

Lexo po ashtu:  Xiaomi bëhet prodhuesi i katërt më i madh i smartfonëve në Evropën Perëndimore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *