Një nderim i veçantë i është bërë shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në zemër të Parisit. Këshilli Bashkiak i Parisit ka votuar unanimitisht për vendosjen e një pllaka përkujtimore me emrin e Kadaresë në adresën “63 boulevard Saint-Michel”, aty ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të rëndësishme të letërsisë moderne shqipe.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Francë, duke e cilësuar këtë vendim si një homazh të gjallë dhe emocionues ndaj kolosit të letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, ndaj Shqipërisë dhe kulturës shqiptare.

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, ka shkruar Ministria në njoftimin e saj, duke theksuar se ky është një gjest mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e Kadaresë në letërsinë botërore.

Paris, qyteti ku Kadare zgjodhi të jetonte për dekada të tëra, ka qenë gjithmonë një prej hapësirave më të rëndësishme në krijimtarinë e tij një vend ku fjala shqipe u bë universale përmes artit të tij.

Lexo po ashtu:  Kam shumë shpresë

Ky homazh i ri e vendos përjetësisht emrin e Ismail Kadaresë në rrugët e kryeqytetit francez, si simbol i miqësisë kulturore franko-shqiptare dhe i trashëgimisë së përbashkët letrare që ai la pas.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com