Gëzim Mekuli

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Ka njerëz që vdesin dy herë: njëherë në trup dhe njëherë në kujtesë.

Por ka edhe të tillë që nuk vdesin kurrë, asnjëherë, sepse kujtesa jonë i kthen në frymë, në shembull, në vazhdimësi; në përjetësi.

Njëri prej tyre është Hasan Prishtina. Dhe sot, Hasan Prishtina është ndër ne; në fjalën, në qëndrimin, në guximin e Kryeministrit Albin Kurti.

“Mund të më mposhtë vetëm vdekja…”

Kur Hasan Prishtina shkruante nga Vjena: “Akuza, shpifje, kërcënime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë… Ka me më shtrue vetëm vdekja”; Ai, në atë vakt, nuk po fliste vetëm për bythen e vet, por për një tip insani të rrallë, për një lloj shqiptari që nuk përkulet, nuk tutet e nuk shitet.

Në çdo epokë, në çdo shekull, në cdo sene, kombi shqiptar ka pasur lazëm për një njeri të tillë; që e do Atdheun më shumë se karrigen, që e do shqiptaren, njerëzillëkun dhe drejtësinë më shumë se pushtetin e bitcoinat.

Lexo po ashtu:  5 gjërat më të çuditshme që janë gjetur brenda piramidave

Të dashur lexues,
Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, ai njeri quhej Hasan Prishtina.
Në vitet ’20 të shekullit tonë, ky njeri quhet, Albin Kurti.

Hasan Prishtina luftoi me pendë e me pushkë, kundër një perandorie serbe dhe kundër cubave dhe servilëve të saj shqiptarë.
Albin Kurti sot po lufton me pendë, fjalë, me vepra e me dronë, kundër po asaj perandorie të moçme serbe, kundër një klase të çoroditur e të korruptuar politike, të nënshtruar, të qelbur dhe bitcoinlakmues.

Të nderuar lexues,
Përderisa njëri rrezikonte jetën për të ngritur shtetin e parë të shqiptarëve, Shqipërinë, tjetri rrezikon gjithçka për ta mbrojtur Republikën e Kosovës, shtetin e dytë të shqiptarëve.

Të dy këta burra i përbuzën shpifjet, tradhtinë, kërcënimin dhe frikën; Të dy janë njerëz prej mishi dhe gjaku, bash si Ti dhe Unë, ama që nuk i përkasin luksit, dallavereve e salltanetit, por sakrificës.

Për ta, patriotizmi s’është shfaqje për publikun, s’është fotografi, por dhimbje e varrë që e durojnë me dinjitet.

Lexo po ashtu:  “Truri i fëmijëve nuk është në shitje” – Macron paralajmëron ndalim të rrjeteve sociale nën 15 vjeç

Në secilin prej tyre jeton një filozofi e thellë: se liria nuk jepet, ajo merret me ndershmëri, me luftë dhe me durim, dhe se ndërgjegjja dhe karakteri i pastër është më i fortë se çdo presion e Ambasadë.

A pajtoheni me mua, të nderuar lexues, se në fytyrën e tij të vendosur, në refuzimin e kompromisit të robit, në atë përulësi intelektuale përpara popullit dhe ashpërsi morale përballë padrejtësisë, ka diçka që e ngjan me Hasan Prishtinën.

Në kohën e Hasan Prishtinës, shqiptarët kishin nevojë për një zë që të çonte lartë flamurin e pavarësisë.

Në kohën e Albinit, shqiptarët kanë nevojë për një zë që të ruajë atë flamur nga shitja, nga servilizmi dhe nga harresa kolektive.

Nëse Hasan Prishtina ishte arkitekti i zgjimit kombëtar, Albini është inxhineri i vetëdijes së re politike shqiptare; ai që nuk pranon të rrnoj me “copëza” identiteti, me kompromise, me nënshtrim e poshtërim para Serbisë së moçme e para më të fortit.

Konsekuent deri në fund: Hasan Prishtina nuk vdiq në Selanik; Ai u vra hajnisht në vitin 1933, por ideali i tij nuk u mbyt dot.

Lexo po ashtu:  Sami Lushtaku: "Albin Kurti nuk e ka kap pushkën". Çka ka punë ish komandanti me terminal doganor?

Hasani u ringjall në çdo gjenratë që refuzoi të përkulet, në çdo shqiptar që e deshi këtë vend të bekuem pa dallavere, në çdo zë që tha të vërtetën edhe kur ajo e kushtonte karrierën, lirinë, apo jetën.

Dhe sot, në shekullin e internetit e të mashtrimit, Hasan Prishtina është gjallë. Ai jeton në njeriun që guxon të thotë “JO” kur të gjithë thonë “PO”, në Kryeministrin që e sheh popullin jo si turmë, por si bashkëudhëtar. Hasan Prishtina jeton në Albin Kurtin.

Ja çfarë shkruante Hasan Prishtina pak para se me e vra shpijunat e Serbisë: “Mua në idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë me më shtrue as ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me më shtrue vetëm vdekja.”

Por edhe vdekja dështoi. Sepse ideja e tij patriotike ka marrë trup të ri, zë të ri, epokë të re. Sot ajo ide hapëron me zemrën e Shqipërisë, në Prishtinë.

Sot ajo ide ka emër dhe mbiemër; ajo quhet Albin Kurti. /MekuliPress/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com