Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me  sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.

Po ashtu përmenden masat  arbitrare që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe medias. Në të njëjtën kohë, raporti dënon mbylljen e më shumë se 160 media dhe numrin e madh të arrestimeve të gazetarëve. PE megjithatë ka vetëm një rol konsultativ dhe vendimi përfundimtar për të ndaluar bisedimet e pranimit do të merret nga shtetet anëtare në Këshillin Evropian.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Duke komentuar lajmin, përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP në Turqi, Omer Çelik tha se vendimi për të ngrirë negociatat është i “padobishëm” dhe tregon “prirjet ideologjike” të Parlamentit Evropian. Raporti po ashtu kërkon Komisionit të përdorë fondet e para-pranimit për mbështetjen e shoqërisë civile në Turqi.

Ai gjithashtu lë të hapur derën për përmirësimin e  Bashkimit Doganor midis Turqisë dhe BE-së, në pajtueshmëri me disa kushte të rëndësishme. Rezoluta e Parlamentit Europian megjithatë është pro vazhdimit të dialogut demokratik me Turqinë. Një fjali që përsëritet në disa raporte.

Lexo po ashtu:  Vuçiqi pas takimit me Lavrovin: Nëse na ofrohet BE-ja për Kosovën, përgjigja është “jo”

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *