Parlamenti gjerman miratoi sot një projektligj për ta hequr Gjermaninë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038, me gjithë kritikat nga organizatat mjedisore të vendit, të cilat duan që të veprohet më shpejt.

“Ne po nisim një projekt brezash të daljes nga përdorimi i qymyrit. Është një vendim i rëndësishëm, i cili na tregon rrugën”, tha ministri gjerman për Ekonominë, Peter Altmaier, pas votimit të projektligjit në të dy dhomat e Parlamentit, Bundestag dhe Bundesrat.

“Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani me këtë vendim”, shtoi ai. Altmaier, gjithashtu, u bëri thirrje kundërshtarëve që të mos e minimizojnë këtë projektligj.

Lexo po ashtu:  Grenell nuk ndahet nga serbët - nesër do të jetë me ta si pjesë e fushatës “Serbët me Trumpin 2020” në Vinkonsin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *